Vajza e Alec Baldwin dhe Kim Basinger, Ireland, ka ndarë disa detaje mjaft personale lidhur me jetën e saj familjare. Në prag të 30 vjetorit të lindjes, ajo shkroi në një postim në rrjetet sociale se ‘është rritur pa prindër në shtëpi dhe pa motër e vëlla për të folur’.

Ishte viti 1993 kur Alec dhe Kim u martuan, por u ndanë në 2000 dhe u divorcuan në 2002.

“Hyj në të tridhjetat me shumë më pak peshë mbi supe. Kjo peshë më ishte vendosur nga nevoja për të mbajtur familjarët e mi narcistë, egoistë, të droguar që mendoja se më duheshin në jetë. Kisha një fëmijëri të vetmuar, prandaj u rrita duke ndier se duhej të fitoja mbi disa njerëz në familjen time. Për çfarëdo arsyeje, vlerësimi dhe lëvdata e tyre kishte domethënie për mua. Asgjë nuk më çliroi më shumë sesa të kuptuarit sesa helmues janë këta njerëz. Kështu, hyj në të tridhjetat duke kuptuar se kështu thyhen këto cikle”, shkroi vajza e aktorit të famshëm.

Ireland theksoi se e bëri këtë që “vajza e saj të mos i njohë këta njerëz dhe ta mbrojë prej tyre”.

“Mund të bëj më të mirën time për të ndërtuar idenë time për familjen, copëz pas copëze. Dhe të tregoj sesi një familje e vërtetë e trajton njëri-tjetrin”, shtoi ajo.

Ireland ka një vajzë 2-vjeçare me RAC, një muzikant. Ajo rrëfen se kaloi “10 vite vuajtjeje”, por ka mësuar të vlerësojë atë që është vërtet.

Ajo foli edhe për marrëdhënien e afërt me të ëmën:

“Thuaji nënës tënde që e do, çdo ditë. Shkruaji kur mbërrin në vendin që do të shkosh. Shpejt do ta kuptosh si kurrë më parë”.