Vajza 12-vjeçare e Beyonce dhe Jay-Z, Blue Ivy Carter, dëshmoi se është një yll më vete, teksa mori pjesë në premierën e filmit të saj të ri, të hënën.
“Daily Mail” shkruan se vajza e çiftit të famshëm do të bëjë debutimin e saj në filmin artistik “Mufasa: The Lion King”. Ndërkohë u shfaq së bashku me prindërit e saj në promovimin e filmit në Teatrin Dolby në Hollywood.
Duke u ndier krenare për arritjet e vajzës së saj, ylli 43-vjeçar shkruan në “Instagram”:
“Vajza ime e mrekullueshme. Kjo është nata jote. Ke punuar shumë dhe ke bërë një punë kaq të bukur si zëri i Kiarës. Vazhdo të shkëlqesh”.
Blue Ivy, e cila siguron zërin për personazhin Kiara në filmin e Disney (i cili vjen në kinema më 20 dhjetor), u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë ari, me një bisht të gjatë.
Kjo paraqitje publike erdhi një ditë pasi babai i saj, 55-vjeçari Jay-Z, u akuzua për sulm seksual të ndodhur në vitin 2000. Siç pretendohet në padi, ai ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare, në bashkëpunim me reperin e famshëm, Sean Diddy Comb. Ky i fundit ndodhet prej disa muajsh në burg.