Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, ka publikuar albumin e ri muzikor të titulluar “Black is King” (E zeza është mbret). Në të artistja krijon një gosti simbolizmash sociale dhe politike, të lidhura me aktualitetin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Ndërkohë fansa e saj më e madhe, e cila është gjithashtu një këngëtare me famë botërore, Adele”, ka bërë një postim në “Instagram” për albumin e Beyonce-s.



32-vjeçarja ka publikuar një fotografi të saj, ku shfaqet edhe albumi i Beyonce-s dhe shkruan: “Faleminderit Mbretëresha që gjithmonë na bën të gjithë të ndjehemi kaq të dashur përmes artit tuaj”.


Por ajo që ra në sy ishte pamja e re e Adele dhge bota u çmend. Ajo shfaqej me flokët e saj natyralë, buzëqeshje të ndritshme. E kjo pozë mori 3.9 milionë pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet.



Kujtojmë se Adele ka humbur mbi 44 kilogramë për një vit, duke u transformuar krejtësisht. Ajo duket më e re dhe shumë elegante, madje edhe fansat janë dashuruar më shumë me pamjen e saj të re.