
Hailey Bieber po i bën kuriozë fansat e saj sërish pasi mendojnë se supermodelja është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Justin Bieber. Çifti i ëmbël shihet shpesh duke u shoqëruar me njëri-tjetrin, por së fundmi modelja humbi festën pasi këngëtari kanadez u pa i vetëm duke festuar në Los Angeles pa gruan e tij dhe kjo u bë shkak që fansat të dyshojnë se mund të jetë shtatzënë.
Hailey, 26, është përballur me javë të tëra thashetheme se ajo mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë me Justin. Vajza e Stephen Baldwin duket se ka bërë përpjekje për të mbuluar barkun e saj javët e fundit. Ajo u pa e veshur me veshje të gjera dhe të mëdha disa herë këtë muaj.

Në fund të muajit të kaluar, Hailey mbante një iPad gjigant përpara barkut ndërsa po shkonte për në një takim biznesi në Los Anxhelos. Vetëm disa ditë më vonë, Hailey u kap duke përqafuar barkun e saj me të dyja duart gjatë një nate jashtë me Justin.





