Edhe pse në kohë pandemie, reperi i dashur për publikun shqiptar, Ledri Vula, nuk i ka ndaluar koncertet.


Së fundmi ai ka qenë i ftuar në bregdetin e jugut shqiptar për të performuar hitet e tij të shumta për pushuesit.


E teksa po këndonte, Ledri është ndaluar në një moment dhe ka bërë një gjest që i ka surprizuar të gjithë. Reperi i njohur ka bërë një zhytje në pishinë, brenda në të cilën ishin shumë fansa.


Ai nuk hoqi as atletet, rrobat apo syzet, por u hodh direkt ashtu. Madje disa fansa ngelën të habitur nga veprimi i tij, e ndërsa të tjerë nisën duke brohoritur.


Ka qenë vetë Ledri ai që ka publikuar videon në profilin e tij në “Instagram”, ku është pëlqyer menjëherë nga 1.6 milionë ndjekësit e tij.


Gjithashtu edhe reagimet kanë qenë të shumta dhe fansat e kanë komplimentuar për thjeshtësinë që ka.


Ledri ka sjellë disa bashkëpunime së fundmi dhe është shprehur se do ta surprizojë publikun e tij edhe me këngë të tjera, që me siguri do të kthehen menjëherë në hite.


Nga ana tjetër kujtojmë se reperi pritet të bëhet shumë shpejt baba për herë, pasi partnerja e tij Sara është në pritje të ëmbël.






 


 

 



 

 


View this post on Instagram


 



 

 

 



 

 



 

 

 



10/10 ?????????


A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on