Pas një shkëputje nga rrjetet sociale, Rina Balaj, duket se është rikthyer fuqishëm tek ato. Ajo së fundmi është mjaft aktive, ku nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Nga fotot e postuara në “Instagram”, fansat mendojnë se reperja e njohur ka bërë ndërhyrje estetike që të duket bukur. Duke qenë se Rina i ka lexuar komentet që janë bërë për të kohët e fundit, ajo ka vendosur që të reagojë përmes një postimi në “Instastory”.

Balaj ka zbuluar se nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje në fytyrë, thjesht ndjehet e bukura brenda vetes, e kjo është gjëja që e ka ndihmuar më shumë.

“Ditët e fundit kam marrë shume mesazhe për shkëlqimin tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e sjellshme dhe të bukura… të gjithë ju më bëni të bukur vetëm duke më dërguar këto mesazhe pozitive. Gjithashtu, dua të përmend se shkëlqimi im nuk ka lidhje me fillers apo botox, apo ndonjë gjë tjetër që nuk është natyrale. Jam e gjitha vetja ime dhe unë. Nuk të duhen gjithë ato gjëra për t’u ndjerë e bukur, gjëja e vetme (dhe gjëja më e rëndësishme) është që të ndjehesh e bukur brenda vetes. Në këtë moment reflekton atë çfarë unë kam reflektuar muajt e fundit. Duaje veten!”, ka shkruar Rina në mesazhin e saj.