E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë moderatorja dhe modelja e njohur Françeska Rustem. Ajo ka folur pa dorashka për eksperiencën e saj në televizion, duke ndarë detaje si nga roli i anëtares së jurisë në “She’s on Top”, ashtu edhe nga moderimi i emisioneve “Top Arena” dhe “Procesi Sportiv” në Top Channel.
Teksa po diskutonin për nisjen e Botërorit dhe emisionin “Top Arena”, Jonida e pyeti Françeskën për raportin mes Mateos dhe Brikenës, pas spekulimeve të fundit për një krizë apo ndarje të mundshme mes tyre. Moderatorja u përgjigj shkurt, duke theksuar se atmosfera në punë mbetet mjaft profesionale.
Në fillim, Niko Komani e pyeti se si është të punosh me Mateon, duke qenë se ata njihen prej kohësh dhe kanë një raport të afërt miqësor.
Deri tani te “She’s on Top” shumë mirë. Ndoshta e shoh pak më të ngurtë, ndoshta prej faktit që tani ka një rrjetë të gjatë me fansa që e ndjekin dhe e shikojnë, ndoshta dhe e gjykojnë për fjalët që ai nxjerr. Normalisht që është pak më i tërhequr për gjërat që thotë dhe që shpreh. Kur fiken kamerat, Mateo është shumë ‘funny’ dhe unë e dua shumë për njeriun që është.
Më pas, modelja u vendos përballë një zgjedhjeje mes Mateos dhe Brikenës, duke u pyetur se kë do të preferonte si anëtar jurie të përhershëm në “She’s On Top”, bazuar në eksperiencat e tyre profesionale.
Unë do të jap një përgjigjje shumë profesionale për të vetmin fakt sepse Mateo ka qenë në një agjensi modelingu prej shumë vitesh, ka bërë photoshooting të ndryshëm, është marrë me modeling dhe ia ka haberin kur i thonë pak më shumë.
Brikena nga ana tjetër ka qenë vetëm te Miss Grand-i ka përjetuar atë eksperiencën e saj në Tajlandë, nuk e di ku ka qenë atë vit. Dhe kaq, nuk është se ka pasur një eksperiencë apo një karrierë më të gjatë në modeling për të dhënë një kritikë apo për të dhënë një mendim të sajin sidomos në çështjen e modelingut që gjërat në fakt mund të duken shumë të thjeshta por ti duhet t’i sqarosh dhe t’i kritikosh apo dhe duhet t’i duartrokasësh me shumë detaje. Kështu që mendoj se Mateo ka qenë zgjedhja më e mirë. Gjithmonë nga ana profesionale.
Do të më pëlqente pse jo që edhe Brikena të ishte anëtare e jurisë, por prapë Brikenën nuk është se e njoh aq shumë për të ditur mënyrën se si mendon apo si do të reagonte në çështje të ndryshme, por prapë mendoj që është shumë sweet dhe nuk na duhet ajo.
E pyetur më tej për Brikenën dhe energjinë që ajo përcjell në ambientet e punës, Françeska u tregua e rezervuar, duke theksuar se nuk kanë pasur shumë mundësi të njihen nga afër.
Është vajzë e respektueshme dhe me norma. Nuk është se na ka rënë që të flasim apo të bëhemi shumë. Nuk është se e njoh mjaftueshëm që të jap një mendim për të.
Megjithatë, moderatorja vendosi të ndalet edhe te komentet dhe aludimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku emri i saj është përfshirë në diskutimet rreth marrëdhënies së Mateos dhe Brikenës.
Ndoshta me këtë që do them do bëhet pak nami, kam parë në fakt në rrjetet sociale një video që Brikena e ka postuar dhe pastaj e ka fshirë nuk e di pse. Për mua është në rregull. Një video që ka qenë Brikena dhe unë kam qenë në anësore duke e parë dhe të gjithë fansat që më ndjekin mua dhe ndjekin Brikenën kanë qenë me idenë që Françeska e xhelozon ose ka gisht në ndarjen e tyre. Dua ta sqaroj këtë, nuk dua ta lë kështu të hapur sepse nuk më pëlqejnë fare këto gjëra dhe nuk jam as tip xheloz, as tip që ndan çifte dhe as tip që merret me punët e të tjerëve.
Jam një njeri që më interesojnë shumë punët e mia dhe që dua t’i bëj më së miri të jem më e mira në punët dhe në vendin që më është caktuar. Unë e kam shumë xhan Brikenën, jo si Brikena e Mateos por e kam xhan për vajzën që është dhe që do të njoh në Top Arena.
Në fund, Françeska tregoi se përfshirja e emrit të saj në këto diskutime e ka vendosur shpesh në një pozitë të sikletshme, duke ndikuar edhe në mënyrën se si sillet me Mateon në publik.
Ndoshta kanë qejf që të bëjnë një trekëndësh dhe gjithmonë te ky trekëndëshi e pëson ai që nuk ka lidhje fare. Kjo gjë më ngurtëson pak edhe në marrëdhënie me Mateon dhe te “She’s On Top” sepse shikoj dhe mesazhet dhe komentet. Nuk kam gisht në asnjëlloj gjëje, shpresoj që ata të dy të jenë mirë. Nëse janë për njëri-tjetrin patjetër të rikthehen dhe të jenë më të lumtur se kurrë. Kam shumë respekt për të dy. Brikenën e respektoj si Brikenën dhe jo si një vajzë që ka qenë në një lidhje me shokun tim. Dhe shokun tim e respektoj për atë që unë kam njohur para dhe pas Big Brother VIP.
