Ajo nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, por është gjithnjë e fokusuar në arritjet e një fiziku perfekt dhe elegant.
Është fjala për këngëtaren e famshme, Adele, e cila në daljet e saj të para në publik është shfaqur me disa kolgramë më shumë.
Por prej disa muajsh, ajo nuk njihet më me transformimin që ka bërë në trupin e saj.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi foton e parë të vitit 2020 në “Instagram” dhe askush nuk e njohu! Ajo duket shumë elegante e veshur me një fustan të zi të shkurtër që i ekspozon këmbët elegante dhe belin e hollë.
Kjo pozë është publikuar me rastin e ditëlindjes së saj. Adele mbushi 32 vjeç dhe nga pamjet me dekorin e luleve shohim se ka pasur një festë private në shtëpinë e saj.
“Faleminderit për dashurinë për ditëlindje. Shpresoj që të gjithë të jeni të sigurt dhe me shëndet gjatë kësaj kohe të çmendur. Dua t’ju falenderoj për përgjigjet tuaja dhe punonjësit që po ma mbrojnë ndërkohë që rrezikojnë jetët e tyre. Jeni vërtet engjëjt tanë”, shkruan këngëtarja në foto.
Ndërkohë kujtojmë se Adele ka ndjekur një dietë të rreptë me vetëm 1000 kalori në ditë dhe gjithashtu ka bërë Pilates dhe kurse private stërvitjeje.
Gjithashtu ndjekësit janë mahnitur nga pamja e saj e fundit dhe i kanë kërkuar me ngulm ditën që ka ndjekur për të arritur këto forma të hatashme trupore në vetëm pak muaj.