Këngëtarja e famshme, Britney Spears, po ngre shqetësime të reja në lidhje me shëndetin e saj mendor. Kjo për shkak se u publikua një video ku ajo shfaqet teksa nget makinën në mënyrë të rrezikshme pas një daljeje në mbrëmje. Miqtë që e përshkruajnë atë si “në krizë” pas zbulimeve nga ish-bashkëshorti i saj, Kevin Federline.
Britney dirigindo bêbada (e/ou drogada) quase batendo o carro e machucando inocentes!
— Teddy – Pressing Play🩷 (@MeridaSheerio) October 24, 2025
Matéria completa no Daily Mail. pic.twitter.com/oJo65x8KSi
Videoja, e publikuar nga “Daily Mail”, tregon Spears duke dalë nga një restorant dhe duke hipur pas timonit të BMW-së së saj të zezë pavarësisht se disa njerëz përpiqen ta ndalojnë. Një dëshmitar okular e përshkroi këngëtaren “duke e goditur shoqen e saj ndërsa ajo po dilte” nga parkingu.
Në video, 43-vjeçarja duket se nuk është në gjendje të qëndrojë në korsinë e saj dhe vazhdimisht devijon në trafikun që vjen përballë.




