Këngëtarja e famshme, Beyonce, është komplimentuar nga fansat pasi shfaqi linjat e saj mbresëlënëse në një kostum PVC me dekolte, gjatë Grand Prix të Las Vegasit, këtë fundjavë.
Ylli 44-vjeçar tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj provokuese që mbante logon e Ferrarit. Veshja i tregonte këmbët e saj të tonifikuara dhe theksonte format e saj trupore.
Beyonce e kompletoi pamjen me një mantel të gjatë, të së njëjtës ngjyrë, taka të larta, një kapele të zezë, syze, doreza të zeza dhe një çantë të bardhë e të zezë me kuadrate.
Pas kësaj paraqitjeje, shumë përdorues të “Reddit” e vlerësuan këngëtaren e famshme për faktin që nuk është bërë pjesë e trendit të humbjes së peshës me injeksione si Ozempic, që është përhapur gjerësisht mes të famshmëve.
“Një gjë që kam vënë re është se ajo nuk po i dorëzohet trendit të Hollywood-it me Ozempic”, ka shkruar një përdorues.
Ndërkohë të tjerë i bënë komplimente për pamjen e saj:
“Beyonce po më kthen në një fans të madh të F1. Mbretëresha ime është fanse e Ferrarit. Dy botët e mia – F1 dhe Beyonce – u bashkuan, jam i fiksuar”.
Në këtë event, 44-vjeçarja ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Jay-Z, i cili kishte zgjedhur një veshje tërësisht të zezë.
Më herët gjatë ditës, Beyonce dhe Jay-Z tërhoqën vëmendjen me mbërritjen e tyre dramatike në pistë, ku këngëtarja e “Crazy in Love” erdhi e veshur me një kostum lëkure në stil garash.
“Daily Mail” shkruan se një nga personat që ajo ishte veçanërisht e emocionuar të takonte ishte piloti i Ferrarit, Lewis Hamilton. Çifti u pa teksa bisedonte me britanikun, një nga më të mëdhenjtë në historinë e Formula 1 me shtatë tituj kampion bote. Hamilton madje e shëtiti Beyonce-n me makinë nëpër pistë.










