Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Antoneta Koçi, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje disa prej pyetjeve të tyre ‘pikante’.

Një fans i ka propozuar Antonetës për martesë dhe ajo i është përgjigjur me shumë humor.

“Horoskopi thoshte që unë do martohesha këtë vit, por unë them se ja fut kot dhe horoskopi ndonjëherë”, shkruan Koçi në “Instastory”.

Por jo vetëm kaq, pasi fansat kanë qenë kuriozë të dinë se çfarë marrëdhënie ka ajo me disa nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kujtojmë se Antoneta ka pasur disa debate me fituesin e këtij edicioni të BB VIP, Luiz Ejlli. Ky i fundit nisi që ta ‘godiste’ Koçin pasi në klipin e saj prezantues tha se kishte hyrë për të fituar.