Gjatë koncertit të saj në kuadër të turneut evropian “Up All Night”, këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, reagoi me sinqeritet dhe humor ndaj një pankarte nga publiku ku shkruhej: “J.Lo, martohu me mua”.
“Mendoj se kam mbaruar me këtë. E kam provuar disa herë”, tha ajo para mijëra fansave në Bilbao.
Kujtojmë se 55-vjeçarja është martuar katër herë. Martesa e saj e fundit ishte me aktorin e famshëm, Ben Affleck, në vitin 2022, me të cilin kishte pasur një lidhje edhe dy dekada më parë.
Çifti finalizoi divorcin në janar 2025. Përpara Affleck, Lopez ka qenë e martuar me Ojani Noah (1997–1998), Chris Judd (2001–2003) dhe Marc Anthony (2004–2014), me të cilin ka dy fëmijë binjakë, Emme dhe Max.
Pas ndarjes, ajo dhe Affleck hoqën nga shitja rezidencën e përbashkët në Beverly Hills, pasi nuk arritën ta shesin brenda një viti në treg, pavarësisht uljes së çmimit.
Turneu aktual i Lopez në Evropë do të vazhdojë deri më 12 gusht, me ndalesën e fundit në Sardenjë, Itali.