Në javët e fundit, Taylor Swift ka qenë vazhdimisht në qendër të medias online dhe lajmeve për shkak të numrit të jashtëzakonshëm të koncerteve që ajo ka bërë. Ylli amerikan i popit ka shitur bileta pafund në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës dhe njerëzit madje kanë mbushur parkingjet aty pranë për ta dëgjuar atë të këndojë.
Një fanse në Meksikë është aq e dëshpëruar për të parë Swift-in, sa vendosi t’u kërkojë përdoruesve të rrjeteve sociale t’i dhurojnë para, pasi ajo nuk ka punë. E quajtur Hazel ajo ka shkruar në rrjetin e saj social:
Përshëndetje miq, po mbledh para për një biletë Taylor Swift, pasi nuk kam një punë të qëndrueshme, pasi i kam shpenzuar të gjitha për biznesin tim. E di që është marrëzi për shumë njerëz, por Taylor Swift është 80 për qind e jetës sime të vogël të mërzitshme. Është ëndërr për mua ta shoh dhe ta takoj dhe t’i këndoj këngët e saj, dua të përmbush ëndrrën time. Fatkeqësisht, nuk kam asgjë për të shitur apo për të bërë lotari, por sado pak do të ishte në rregull. Betohem se do të jem përjetësisht mirënjohëse. Më vjen turp, pasi është hera e parë që e bëj këtë, por është Taylor Swift.
Mesazhi pati efektin e kundërt, pasi njerëzit filluan ta kritikojnë se i kërkonte para për diçka që nuk është domosdoshmëri apo urgjencë shëndetësore. Një person shkruajti:
Nuk e di çfarë është më patetike, fakti i lutjes për një koncert apo që këngëtarja është 80 për qind e jetës së saj.
“Më mirë të hyj në borxh për 10 vjet në një bankë sesa të turpërohem duke kërkuar para falas”, u përgjigj një tjetër.