Aktorja e njohur angleze, Danniella Westbrook, është fotografuar së fundmi me fytyrën e saj të fashuar, pas një operacioni që ka bërë jashtë vendit.
Mediat e huaja shkruajnë se 49-vjeçarja ishte në Ibiza, kur i është dashur një kujdes urgjent mjekësor pasi një plagë kirurgjikale i ishte rihapur.
Ndërkohë në fotot e realizuara nga paparaci, aktorja shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe me disa shirita të bardhë, ndërkohë në këmbë mbante një palë shapka.
Por sigurisht gjithë vëmendjen e ka marrë koka e cila ishte e fashuar si dhe hunda.
Kujtojmë se 49-vjeçarja njihet për operacionet e ndryshme, ku së fundmi ka udhëtuar drejt Turqisë për të bërë gjoksin më të madh. Por jo vetëm kaq, pasi ajo do të bënte edhe botoks për të bërë disa ‘rregullime’ në fytyrën e saj.
Por ajo ka pohuar se kirurgu i saj ka kryer një lifting me fije, i cili përdoret për të skalitur fytyrën, pa dijeninë apo pëlqimin e saj.