
Kate Middleton vizitoi një burg për burra në Surrey, Britani e Madhe, të martën për të mbështetur një organizatë bamirëse dhe u pa me fasha në gishtat e dorës së saj të djathtë.

“People” shkruan se Princesha e Uellsit plagosi dorën teksa luante në trampolinë me tre fëmijët e saj, Princin George, 10 vjeç, Princeshën Charlotte, 8 vjeç dhe Princin Louis, 5 vjeç.
Është “një lëndim i lehtë, asgjë serioze”, thuhet në raport.

Trampolina mund të jetë një mënyrë e preferuar për të luajtur për fëmijët e familjes mbretërore, pasi Kate foli për kërcimin në të me George, Charlotte dhe Louis në fillim të këtij viti.









