Nëna e yllit të muzikës Beyonce, Tina Knowles, ka lënë në mes turneun e vajzës së saj. Mediat e huaja shkruajnë se 61-vjeçarja tani është e martuar me 76-vjeçarin Richard Laëson dhe ata ndajnë një rezidencë në Los Angeles.

Për fat të keq, asaj iu desh të kthehej në shtëpinë e saj më shpejt se sa ishte planifikuar për shkak të një ‘urgjence’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tina Knowles (@mstinalawson)

“The Renaissance” përfundon ecurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë. Ikona e muzikës në këtë turne ishte e shoqëruar edhe nga vajza e saj 11-vjeçare, që u ngjit disa herë në skenë me të.

“Zhgënjim, pata një emergjencë të martën dhe u desh të kthehesha herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Tina Knowles në rrjetet sociale.