Këngëtari i njohur, Luiz Eilli, ka rënë pre e disa prej vajzave në shtëpinë e “Big Brother VIP” gjatë natës. Kur është zgjuar, banori e ka parë veten të vizatuar në fytyrë, ndërsa në krah iu shkruajt “Kiara” kur flinte gjumë .
View this post on Instagram
E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të afrimit që Luizi ka pasur ndaj moderatores së njohur, Kiara Tito.
Ishte vetëm nata e dytë në “Big Brother Albania VIP 2” dhe gjërat po fillojnë të bëhen mjaft interesante.
View this post on Instagram
Duket se Luizi nuk e ka pritur aspak mirë rrengun e vajzave, që vendosën t’i vizatojnë në fytyrë gjatë natës. Kejvina e përqafoi në sallon teksa ishte vetëm, duke i thënë të mos mërzitet.
“Edhe në gjumë. Është shumë e ulët, shumë legene. Shumë gjest i ulët”, tha Luizi.