Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është duke shijuar disa ditë pushime. E sigurisht që nuk kanë munguar as postime në profilin e saj në “Instagram”.
Së fundmi, aktorja ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet pranë një pishine. Megjithatë, fansat e kanë akuzuar për përdorim të “photoshop”-it.
Pikërisht këto akuza kanë sjellë reagimin e ashpër të aktores, e cila përmes një postimi në “Instastory”, ku mes të tjerash shkruan se nuk ka nevojë për filtra e asgjë tjetër, se fundja ka sjellë në jetë tre fëmijë dhe do të ketë edhe imperfeksione si strijat apo celuliti.