Georgina Rodriguez është përballur së fundmi me kritika të shumta në rrjet në lidhje me ndryshimin 360 gradë që pësoi jeta e saj pas njohjes me Cristiano Ronaldon.

Fillimisht një mik i saj e “akuzoi” atë se kishte gënjyer gjatë gjithë kësaj kohe për historinë se si ishte njohur me futbollistin e njohur.

Por së fundmi, modelja po “kryqëzohet” edhe për postimin e saj të fundit në Instagram ku postoi një seri fotosh nga viti 2020 teksa shfaqej krah Ronaldos.

“Duke kujtuar pasditen e verës kur shkruam të blinim varkën tonë. Dhe disa foto të asaj vere magjike 2020″- shkroi Rodriguez krahas postimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Në postim shihen disa pamje nga varka e tyre lusoze, fotot me familjen që shijon pushimet apo edhe koleksionin e saj me disa prej çantave më të shtrenjta.

Mirëpo fotot dhe përshkrimi i postimit ka sjellë një reagim të ashpër nga ndjekësit të cilët e kanë kritikuar dhe gjykuar bukuroshen si një grua ‘materialiste’ dhe se sa shumë ka ndryshuar tashmë që është bërë e pasur.