Duket se Olta Gixhari është shqetësuar mbrëmë pas lojës që u zhvillua mes banorëve të “Big Brother VIP2”. Aktorja e njohur i ka kërkuar Krist Aliajt që të mos flasë më, pasi nuk dëshiron që të bëhet publike ajo që ndodhi.
Duke na lënë ne në mister por edhe Kristin, Olta i bëri të ditur se nëse flitet do bëhet e madhe e madje do dalë gjatë Prime-it.
Kristi mesa duket nuk është në dijeni të asaj që ndodhi por Olta shihet shumë e shqetësuar, saqë kërkon me ngulm që të mos flitet për atë ngjarje.
View this post on Instagram
Biseda mes tyre:
Olta: Boll tani!
Kristi: Është për të qarë kjo?
Olta: Jo është për të qeshur. Boll mos fol. Mos fol se është një gjë që ndodhi aty. Dhe mund të dali. Mos i jep zë se nuk dua që të dalë.
Kristi: Mes neve?
Olta: Po.