
Rina Balaj ka qënë mjaft aktive me koncertet e saj këtë sezon veror si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Pavarësisht se një pjesë e mirë e artistëve kanë vendosur ta mbyllin sezonin veror, për të shijuar disa pushime, Rina vijon ende të punojë fort me koncertet e saj,
Mëngjesi i së shtunës nuk ka qënë mjaft i mirë për këngëtaren, e cila fatkeqsisht është ndaluar në aerportin e Zvicrës, duke mos mundur të jetë e pranishme në koncertin e saj. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Balaj, ka sqaruar se për shkak të një problemi me vizën, ajo nuk ka mundur të kalojë kufirin dhe si pasojë i është dashur të marrë një tjetër fluturim për t’u kthyer në Prishtinë.
“Pra ja çfarë më ndodhi. Sonte nuk mundem të performoj për shkak të një problemi që më ka dal tek viza. Më vjen keq, shihemi herës tjetër. Momentalisht jam në aeroportin e Zvicrës, duke pritur për fluturimin e radhës për t’u kthyer në Prishtinë”, shkruan Rina në postimin në “Instastory”.

Por “tortura” e këngëtares nuk ka përfunduar me kaq pasi në një tjetër postim, artistja ka zbuluar se nuk ka mundur të kthehet mbrapsht në Prishtinë dhe si përfundim i është dashur të flejë në aeroport.
“Kjo ishte dhoma ime e gjumit, mbrëmjen e kaluar, në aeroport”, shkruan Balaj sipër një foto ku shihet një dhomë e vogël e sajuar, me një dyshek.

Kujtojmë që Rina ka qënë një ndër artistet që ka performuar në koncertin e Capital T, “Time Capsule II”, ku elektrizoi publikun me performancën e saj. Mometalisht Rina po shijon suksesin e publikimit të saj më të ri muzikor, “Dirty Move”, në bashkëpunim me Capital T dhe EAZ, i cili është publikuar rreth dy javë më parë. Kjo këngë ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar, duke u pozicionuar në vendin e tretë në klasifikimin e “Top Awards”, falë votave të publikut.
Sa i përket jetës së saj personale, Rina vijon të mos ketë bërë publike asnjë lidhje romantike pas marrëdhënies disa vjeçare me Sin Boy, me të cilin pranoi publikisht se është ndarë në shtatorin e vitit të kaluar.