Nëna e këngëtares së famshme Beyonce, Tina Knowles Lawson, i ka dhënë fund martesës së saj 8-vjeçare me bashkëshortin, Richard Lawson.

“People” ka siguruar dokumentet e gjykatës dhe në to thuhet se 69-vjeçarja e ka bërë këtë kërkesë për divorc një ditë më parë. Arsyeja e ndarjes është se ajo dhe partneri i saj kishin keqkuptime me njëri-tjetrin.

Gjithashtu bëhet e ditur se dizajnerja i ka kërkuar gjykatës që ti rikthehet mbiemri që kishte përpara martesës, Celestine Knowles.

Ndërkohë ish-çifti u njoh në vitin 2013 dhe vetëm dy vite më pas ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo ishte martesa e dytë për dyshen pasi Knowles disa vite më parë u nda nga bashkëshorti i saj, babai i Beyonces.

Ndërsa Richard u divorcua nga ish-bashkëshortja në vitin 2011 me të cilën ai ka dhe një fëmijë, Solange Knowles.