Fansat e këngëtares së famshme, Britney Spears, thirrën policinë për të kryer një kontroll të mirëqenies së artistet pasi ajo ngjalli shqetësim duke fshirë “Instagram”-in për herë të shtatë në më pak se një vit.
TMZ shkruan se fansat ishin të shqetësuar se 41-vjeçarja, e cila së fundmi e cilësoi si një episod ‘maniak’ në një restorant me bashkëshortin Sam Asghari, 28 vjeç, ishte në rrezik pasi fshiu llogarinë e saj dhe thirri Zyrën e Sherifit të Ventura Co.
Zyra e Sherifit më pas u dërguan në shtëpinë e këngëtares së hitit “Toxic” në Thousand Oaks dhe përcaktuan se “nuk kishte asnjë arsye për të besuar se ajo ishte në rrezik” – megjithëse është e paqartë nëse ata folën me Spears.
Nga ana tjetër, “DailyMail.com” ka kontaktuar përfaqësuesit e Britney Spears për koment. Spears – e cila ditë më parë pretendoi se kishte ndryshuar emrin e saj në River Red – ka hequr shpesh “Instagram”-in e saj muajt e fundit, madje duke pretenduar se një herë ajo fshiu “aksidentalisht” faqen e saj.
Këngëtarja e hitit ‘Womanizer’ shkroi krahas një postimi në “Instagram”: “E ndryshova emrin tim në River Red!!!” Fituesja e VMA për ta vërtetuar këtë gjë e ndryshoi emrin dhe në profilin e saj në “Instagram”.