Edhe pse tashmë janë të ndarë, Kim Kardashian dhe Kanye West, vijojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së bashku. Reperi i famshëm duket se nuk e pranon dot faktin se ish-bashkëshortja e tij ka nisur një romancë dashurie.

Ylli televiziv është në një lidhje me Pete Davidson, e Kanye hedh pretendime se ajo nuk e lejon atë të takojë fëmijët e tyre.

Lidhur me këto akuza, Kardashian ka vendosur që të mos reagojë, por duket se është duke shijuar lidhjen e re si dhe shoqërinë e fëmijëve të saj. Por së fundmi duket se edhe durimi i saj ka kufij.

Gjatë ditës së djeshme, reperi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku viret re komenti i yllit të “The Keeping up with the Kardashian”. Kjo e fundit i kërkonte ish-bashkëshortit që të ndalonte përhapjen e thashethemeve të pavërteta, pasi ajo gjithmonë e ka lejuar babanë e tyre t’i takojë ato.

“Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishe këtu këtë mëngjes dhe more fëmijët për në shkollë,” komentoi themeluesja e “KKW Beauty” në postimin e fundit të reperit.

Kardashian, la komentin disa minuta pasi West postoi një foto të çantës së shkollës së vajzës së tyre 8-vjeçare North, ku brenda saj shfaqeshin me figura të portreti të prindërve të saj dhe një aliene.

“Kjo ishte në çantën të vajzave të mia kur më ‘lejuan’ ta shihja javën e kaluar”, shkroi interpretuesi i “Gold Digger” në mbishkrimin e fotos.

“Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, unë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kush si prift i shtëpisë sime, mos u shqetëso, Northy Zoti është ende gjallë”, tha reperi.