Në rrjetet sociale kanë qarkulluar herë pas here aludime se nëna e Luiz Ejllit nuk ka marrëdhënie të mirë me partneren e të birit, Kiara Tito. Shkak është bërë edhe mungesa e saj në dasmën e tyre, për të cilën Luizi i ftuar në “Më lër të Flas” zbuloi se pse ajo nuk ishte aty.

Mirëpo në një koncert të mbajtur së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këngëtari i dashur për publikun ka vërtetuar të kundërtën.

“Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe, çaj me limon”, ka kënduar ai në skenë.

Kujtojmë se fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ndodhet prej ditësh në Amerikë me koncerte, ndërsa Kiara po merret me emisionin që nis së shpejti në Top Channel, “Kepi i VIP-ave”.