Prej disa kohësh, Aleksandër Varfaj ka bërë publike lidhjen e tij të re me Marisa Prezën.
Pasi publiku e mori vesh për lidhjen e tyre, ata nuk ngurruan që të postonin fotografi me njëri-tjetrin apo të bënin dedikime në rrjetet sociale.
Por çfarë raporti ka Marisa me Viktorian, vajzën e Aleksit dhe aktores së njohur, Rudina Dembacaj.
Ish-bashkëshorti i Rudinës ka publikuar së fundmi një foto të vajzës dhe komenti i partneres së tij i tha të gjitha.
“E dashuruar me ty si babi dhe e dashuruar akoma me shume me vajzën qe ti ke rritur…”, i shkruan Marisa, e cila më herë ka postuar në “Instastory” poza të vogëlushes ku e quan “goca ime vogël”.