Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ka reaguar së fundmi pas finales së “Dancing With the Stars”.
Ish-finalistja, e cila shihej si një nga pretendentet për të fituar, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falenderon publikun që e ka mbështetur.
“Faleminderit me zemër publikut! Faleminderit gjithsecilit që e bëri këtë rrugëtim të paharrueshëm!
Ju e dini kush jeni. Dashuri pafund”– shkruan .
Edhe anëtarja e jurisë së “DWTS”, Dalina Buzi, ka folur së fundmi rreth finalistëve të spektaklit të kërcimit. Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, producentja u pyet për humbjen e Ehaida Danit dhe Ardit Çunit, të cilët shiheshin si pretendentët kryesorë për fitoren e “DWTS.”
“Elhaida ka fituar gjithçka, perveç 50,000 eurove dhe një fotoje me kupën. Me atë disiplinë e talent që ka ajo, do ta trefishojë fitoren diku tjetër. Elhaida u fut në një garë televizive në 2023, ku media sociale ka rëndësi. Është garë e fortë, garë e re, garë që ndoshta duket e padrejtë, por është një garë ku nëse firmos të bëhesh pjesë, duhet ta marrësh në konsideratë”- shkruan Dalina Buzi për Elhaidën.