E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë nutricionistja Anisa Kakija, për të folur më shumë mbi mënyrën tonë të të ushqyerit, cilat ushqime janë të dëmshme, por jo vetëm…

Pjesë nga intervista:

A beson te fasting?

Të gjithë bëjmë fasting. Të gjithë bëjmë fasting në një farë forme sepse nuk ushqehemi gjatë natës. Fasting nuk është diçka e re, thjesht duhet ta bëjmë në një mënyrë të optimizuar, dhe shumica e njerëzve e bëjnë gabim. Shumica e njerëzve e anashkalojnë mëngjesin, e fillojnë vaktin e parë nga ora e drekës dhe pastaj vazhdojnë. Ideja e fasting ka lindur për jetëgjatësinë, por njerëzit nuk e dinë, e përdorin për humbje peshe. Fasting ka fuqi në procesin e vetëpastrimit, e vetëriciklimit, që është autofagjia dhe ndodh gjatë natës. Natyralisht ndodh gjatë natës, nuk është diçka që ndodh gjatë natës. Nëse ti konsumon ushqime shumë afër procesit të autofagjisë në darkë, ai nuk do të jetë më aq eficent si proces. Pra, nëse do të bësh fasting të zgjatur, është mirë të hash mëngjesin herët dhe darkën jo të vonë. /TAR/