I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetari Flavio Qarri. Ai ka folur më shumë mbi patriotizmin dhe atdhedashurinë, nisur nga debati mes Laert Vasilit dhe Gjestit në “Big Brother VIP 4”.
Si e sheh ai patriotizmin si koncept dhe debatin mes dy banorëve?
I kam thënë Laertit diçka para se të hynte në BBV… Fatkeqësia e tij më e madhe është që në Greqi është shqiptar e në Shqipëri është grek. Në Shqipëri na mungon atdhedashuria. Nuk jam dakord me patriotizmin e Laertit. Është patriotizëm refraktar. Atdhedashuria është gjetja e elementëve që na bëjnë bashkë. Patriotizmi është gjithëpërfshirës, komplet shqiptar. Edhe ata që kanë bërë për atdheun kanë bërë pak. Të bësh për atdheun nuk është kurrë e tepërt. Atdhedashuria është edhe të mos hedhësh plehra në rrugë, të paguash taksa, të kërkosh llogari për një shoqëri më të mirë, jo të veshësh bluza kuqezi.
Lidhur me debatin mes Laertit dhe Gjestit, Flavio u shpreh:
Do doja të kishte më pak ulërima. Por ata të gjenin kohën të bisedonin se çfarë di njëri më shumë se tjetri, për etapa të tmerrshme që ka kaluar kombi jonë.
Për ta mbyllur, Flavio dha një mesazh për të gjithë:
Atdheun duhet ta duam edhe kur nuk na do! Mos hidhni plehra, mos parkoni keq, mos ia nxini jetën komshiut, është goxha fillim i mirë për të qenë pak patriot. /TAR/





