Xheneta Fetahu vazhdon të jetë një emër i komentuar edhe pas përfundimit të formatit në të cilën ajo ndodhej e më së shumti prej marrëdhënies së saj me banorin e “Big Brother VIP Albania”, Gjestin.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e saj dhe ka një ndjekje të madhe nga fansat.
Së fundmi, bukuroshja ka publikuar disa mesazhe kërcënuese dhe ofenduese që ka marrë nga një vajzë, e cila dyshohet të jetë me profil fals.
Në mesazhe, ajo përballet me fyerje të rënda, duke u quajtur “femër e degjeneruar” dhe duke ofenduar edhe familjen e saj.

“O femër më të degjeneruar mjerë ajo familje që të ka e ku nuk po të shoh në ndonjë vend… Ajo nënë që të ka lënë e ka parë që ia ka vlejtur me të lënë. Femër e ligë, e poshtër”, shkruhet në mesazhin që Xheneta e ka publikuar në “Instastory”.
Ndërkohë, Xheneta duket se ka filluar një karrierë të re, duke qenë shpesh prezente në ekranin e Top Channel, në emisionin “E Diell”, ku diskuton ngjarje dhe tema të ndryshme.