Gjesti ka patur një debat të fortë ditën e sotme me Amberin dhe Gertën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Dy banoret i kanë thënë atij që duhet të shkojë të rehabilitohet dhe kjo nuk është pritur mirë nga këngëtari.

“Këto fjalët se gjasmë jam i sëmurë dhe duhet të shkoj të shërohem, mos i qesh se nuk bën, mos luaj me këto gjëra”, iu drejtua Gjesti banoreve.

Amber nisi me ofendime të tjera si ‘skuth, fëmijë i parritur, i keqpërdorur, shpirtlig’.

Ndërkohë Gerta i përmendi hedhjen nga muri dhe fshehjen në dollap te lavanderia dhe sipas saj, këto sjellje nuk janë të mira.

“Se je kokrra e budallait je”, i tha banorja.

Pjesë nga debati:

Amber: Kush je ti? Pse bën viktimën kot. A je burrë? Përballoje lojën si burrë. Fëmijë i përkëdhelur

Gjesti: Këto fjalët se gjasmë jam i sëmurë dhe duhet të shkoj të shërohem, mos i qesh se nuk bën, mos luaj me këto gjëra

Amber: Në qendër rehabilitimi mësohet si të sillesh

Gjesti: Mos luaj me këto gjëra, se ka plot fëmijë dhe njerëz që janë atje

Amber: Avash o viktimizimi, o skuth, o fytyrë skuthi

Gerta: Edhe ti për t’u bërë i mirë do të shkosh pa merak

Gjesti: Boll si ti, si Gerta. Dini ku është kufiri

Amber: Fol, pse nuk përballesh?

Gjesti: Po të them nuk është mirë që po flet kështu, ça të përballem me ty

Amber: Me mua do kesh vetëm ofendime

Gjesti: Thuaj se del jashtë

Amber: Do ti them, kur nuk ke dalë ti me të sharat që ke thënë

Gjesti: Nuk ka shanse  

Amber: O fëmijë i parritur mirë, i thua edhe vetes burrë, burrë je ti? O i keqpërdorur.

Gjesti: A ke ndonjë gjë tjetër?

Amber: Je shpirtlig