Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, ka vendosur që të ndajë udhëtimin e saj shumë personal me sindromën e njeriut të ngurtë, në një intervistë me “Sunrise”.
56-vjeçarja kanadeze zbuloi se djemtë e saj, Nelson, Eddie dhe Rene-Charles ishin të shqetësuar se mos ajo vdiste.
Edhe pse u diagnostikua gati dy vjet më parë, beteja e Dion me këtë çrregullim të rrallë neurologjik filloi shumë më herët. Në një intervistë paraprake, ylli i muzikës foli me gazetaren e “Sunrise” Miley Hogan për ndikimin që sindroma ka pasur në jetën dhe familjen e saj.
“Nuk e kam mamin, nuk e kam as babin”, tha Dion, me zërin që i dridhej nga emocioni, duke shtuar: “Fëmijët e mi janë të frikësuar sepse kanë humbur babain e tyre dhe pyesnin veten se mos ndodhte e njëjta gjë me mua. Nuk dua të vdes, nuk dua të gënjej”.
Këngëtarja tregoi se problemet e saj shëndetësore nisën me simptoma misterioze që e lanë atë dhe fëmijët e saj në një gjendje shqetësimi të vazhdueshëm.
“Isha e frikësuar”, pranoi 56-vjeçarja që më pas vijoi: “Mund të jetë kërcënuese për jetën. Çfarë do të ndodhë”.
Kujtojmë se Celine Dion u diagnostikua zyrtarisht me sindromën në dhjetor të vitit 2022, një zbulim që padyshim i ndryshoi jetën dhe karrierën e saj. Sindroma e personit të ngurtë është një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi dhe spazma progresive të muskujve.