Aktorja e famshme, Demi Moore, shprehu trishtimin e saj për vdekjen e Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij, Michele, duke zbuluar se fëmijët e tyre njihen që kur ishin të vegjël dhe se janë rritur së bashku.

Përmes një postimi në llogarinë e saj personale në “Instagram”, Moore tha se kishte punuar shumë herë me regjisorin dhe se gjithmonë e admironte atë, si dhe gruan e tij. Moore gjithashtu pohoi se ata ishin prindër shumë të mirë

“Nuk ka fjalë për të shprehur vërtet shkatërrimin e pakuptueshëm të humbjes së Rob dhe Michelle Reiner. Fëmijët tanë u rritën së bashku, ne punuam së bashku dhe, meqenëse jetët tona janë të ndërthurura personalisht dhe profesionalisht, unë gjithmonë do t’i kujtoj momentet dhe kujtimet e asaj që ndamë. Ata ishin njerëz të mrekullueshëm dhe prindër të mrekullueshëm që dhanë nga vetja për ta bërë botën një vend më të mirë. Zemra, mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen, miqtë dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, shkruan aktorja e famshme bashkëngjitur me fotot e publikuara në “Instagram”.

View this post on Instagram

A post shared by Demi Moore (@demimoore)

Në të parën shfaqen Rob Reiner dhe Michele Reiner, ndërsa në të dytën, ajo shihet duke qëndruar pranë regjisorit, së bashku me Tom Cruise dhe Kevin Bacon në sheshxhirimin e filmit “A Few Good Men”.