Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”.

“Sot ju jeni gazetari, unë jam i ftuari. Bëni pyetje të guximshme”, ka shkruar ai te kutia që ka lënë në “Instastory” për pyetjet e ndjekësve.

I njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh pa filtra, Ronaldo iu përgjigj një pyetjeje të guximshme gjatë këtij sesioni “pyetje-përgjigje” me fansat.

“Femra më seksi në showbiz?”, ishte pyetja e një ndjekësi kureshtar. Sharka nuk e zgjati shumë dhe e dha menjëherë përgjigjen: “Gixhari :)”, duke iu referuar aktores së njohur dhe ish-banores së “Big Brother VIP 2”, Olta Gixhari.

Për t’i dhënë më shumë peshë përgjigjes së tij, gazetari e shoqëroi komentin edhe me një foto provokuese të vetë Oltës, ku ajo shfaqet në formë të shkëlqyer dhe me një stil tërheqës.

Zgjedhja e tij nuk është befasuese për ata që e ndjekin karrierën e Gixharit, e cila njihet për sharmin, linjat elegante dhe prezencën e saj të fortë në ekran.

 Ajo ka qenë gjithmonë një nga figurat më të komentuara në mediat rozë, si për rolet e saj në aktrim ashtu edhe për paraqitjet e saj publike.