“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të gjashtë, kemi artisten e njohur Rozana Radi, e cila ka fituar 3 mijë ndjekës nga java e kaluar. Nga 403K, tani ajo numëron 406K në Instagramin e saj. Pas saj kemi G-Bani me shumë pak diferencë, me 3.6K më shumë. Nga 16K që numëronte javën e kaluar, kësaj radhe G-Bani ka 19.6K ndjekës në Instagramin e tij.

Gerta Gixhari nga ana tjetër, ka fituar 5.9K ndjekës brenda javës. Nga 63K, tani ajo numëron në Instagramin e saj 68.9K ndjekës. Me një numër të lartë ndjekësish të shtuar rezulton dhe Danja Koka. Nga 51K, këtë javë Danja ka fituar 6800 ndjekës dhe tashmë numëron 57.8K.

Po ashtu me një numër të lartë ndjekësish të shtuar kemi dhe Egli Takon, e cila ka fituar 9K, nga 156 mijë fansa në Instagram, tani ajo numëron 165K. Sa i përket vendit të parë me më shumë ndjekës të shtuar, këtë herë kemi sërish Gjestin, i cili ka fituar 13 mijë fansa të shtuar. Nga 449K, tani Gjesti ka 462K./TAR