Ish-këngëtari nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka kurorëzuar dashurinë e tij në një ceremoni martesore që ka ndodhur dje (e diel).

Ai ka vendosur t’i japë fund beqarisë dhe është martuar me një vajzë misterioze, përkundër faktit se ka qenë i distancuar nga jeta publike kohët e fundit.

Fero ka kohë që është tërhequr nga aktivitetet e tij muzikore për t’u përkushtuar ndaj fesë islame, ku siç ka ndarë me ndjekësit, edhe bashkëshortja e tij i përket të njëjtit besim.

Në një postim të tij në InstaStory, ai ka njoftuar se është martuar, duke shpërndarë me fansat emocionin e tij:

Sapo u martuam.

Kjo është martesa e dytë për Feron, pas divorcit nga modelja nga Kumanova, Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë të quajtur Nina.