Ajo është një nga modelet më të bukura, e herë pas here tërheq vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale. Së fundmi është në qendër të vëmendjes pasi së bashku me partnerin e saj, Fero, do të bëhen prindër për herë të parë.

Një ditë më parë, reperi ka treguar me anë të një postimi në profilin e tij në “Instagram” se sa shumë ngjan bukuroshja brune me një nga modelet me famë botërore, siç është Kendall Jenner.

Teksa postoi një foto të Kendall ku dukej si Arbenita, ai shkruante:  “Për një moment mendova se ishte nusja ime”.

Ndërkohë kujtojmë se çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë në kohën kur supermodelja ishte shtatzënë në muajin e tetë.