Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, debatet po bëhen gjithnjë e më të ashpra. Rogerti nuk kursen asnjë nga banorët me ofendimet e tij apo edhe duke u përmendur familjarët.

Ditën e sotme, ai ka debatuar edhe me Stenaldon, të cilit i ka thënë një gjë që banorët dhe publiku nuk e ka pritur aspak mirë.

“Ty të ka dënuar Zoti”, është fjalia e tij që ka ngjallur reagime të menjëhershme.

Ndërkohë Stenaldo tani duket se ka vendosur që ‘t’ia bëjë ferr’ qëndrimin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Në një moment ai i është drejtuar Rogertit duke i thënë:

“O palaço, o bastard, o i padenjë, i padenjë në familje dhe kudo. Psikopat”.

Pjesë nga debati:

Stenaldo: Ty ferr do ta bëj shtëpinë, ti veç me qëndruar, o palaço, o bastard, o i padenjë, i padenjë në familje dhe kudo. Psikopat

Rogerti: E kam mbyllur me ty unë, me ty kam kry punë

Stenaldo: Po e kam hapur unë, e ke mbyllur ti po e kam hapur unë.