Te Ferrari po përgatiten për një dasmë. Piloti italian, Charles Leclerc i propozoi për martesë të dashurës së tij Alexandra Saint Mleux e cila padyshim i tha ‘Po’ e më pas çifti bëri njoftimin zyrtar në llogaritë e tyre në Instagram.
Alex është gjithnjë e pranishme në bokset e Ferrarit dhe nuk humbet asnjë garë të gjysmës së saj të embël teksa e ndjek me vëmendje garën e tij. Dalja e parë publike e Charles Leclerc dhe Alexandrës që zyrtarizoi edhe lidhjen e tyre ishte në 2023 në Wimbledon me pilotin që kishte mbyllur lidhjen e tij të mëparshme me Charlotte Siné.
Tani pas dy vitesh, Leclerc bëri hapin e madh dhe i kërkoi Alexandrës së tij të martohet me të me ‘ndihmën’ edhe të qenushit të çiftit; në fakt etiketën e qafores së Leo(kështu quhet qenushi), Alexandra lexoi edhe propozimin për martesë të Leclerc që ishte vërtet origjinal dhe tani në shtëpinë Ferrari përgatiten për të festuar…
