Posteri i edicionit të 66-të të Festivalit të Kanës, që zhvillohet në datat 15-26 maj, është konceptuar si një homazh për aktorin e famshëm Paul Newman.
Fotoja është realizuar nga Melville Shavelson në vitin ’63 gjatë xhirimeve të filmit “A new kind of love”, ku shfaqen të shtrirë Joanne Woodward e Paul Newman, të cilët ishin një prej çifteve më solide të Hollivudit, të martuar për 50 vjet.
Në ’58-n, viti i martesës së tyre, ishin në Kanë për xhirimet e “The Long, hot summer”, filmi i parë që realizuan së bashku.
22 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)