Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka festuar ak ditë më parë 30 vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë, ajo organizoi një festë madhështore me familjarë, miq dhe kolegë.
Këngëtarja, e cila mbushi tre dekada jetë më 19 tetor, organizoi një festë në një shtëpi luksoze.
Ka qenë vetë Enca ajo e cila ka ndarë momente nga festa, e cila ishte e mbushur me muzikë, lojëra, tortë dhe shumë dëfrim. Haxhia tërhoqi vëmendjen me paraqitjet e saj plot elegancë.
Ajo u shfaq fillimisht me një fustan të gjatë të kuq, që theksonte linjat e saj trupore, ndërsa më pas është shfaqur me një fustan të shkurtër të zi.















