Këngëtari i mirënjohur, Endri Prifti, ka festuar mbrëmjen e djeshme 50-vjetorin e lindjes. Ditën e tij të veçantë e ka festuar mes miqve, familjarëve dhe kolegëve.

Nga postimet e shumta në rrjetet sociale vihet re se mes të ftuarve ishin disa nga këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptare duke filluar Aurela Gaçe, Eli Fara, Gena, Devis Xherahu, por edhe aktorët e humorit Gaz Paja, Rezart Veleshnja, Ledio Lako.

Por jo vetëm kaq, pasi Endri ka vendosur që në ditëlindjen e tij të surprizojë fansat e shumtë. Ai ka zbuluar 3 projekte të reja muzikore, njëra prej të cilave i dedikohej nënës, ndërsa dy të tjerat dashurisë.

Endri tha se dëshira dhe qëllimi i tij është që njerëzit të gjejnë veten muzika që ai krijon.

Këngën “As shpirt as zemër” Endri e këndon vetëm, ndërkohë këngën “Nëna” dhe “Kjo është jeta ime” e këndon duet së bashku me vëllanë e tij, sikurse jemi mësuar t’i shohim.

Këto këngë të reja, kompozuar nga vetë artistët, janë pa diskutim sukseset e radhës për ta. Këngët e reja u prezantuan në festën e ditëlindjes, si një dhuratë për këtë 50-vjetor për vetë artistin por edhe për gjithë publikun.