
Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu, feston sot ditëlindjen. Në profilin e saj në “Instagram” ajo ka publikuar disa fotografi mjaft seksi në shtrat.
Liberta shfaqet e veshur me një body të zi dhe pellush gri në kokë, ndërsa krahas fotos ka shkruar datën e saj të lindjes, “4 janar”.

Moderatorja ka lindur më 4 janar të vitit 1985 dhe sot mbush 36 vite jetë.
Kujtojmë se Libertën e kemi parë si miss në vitin 2001, ku dalloi mes vajzave për bukurinë e saj dhe më vonë u bë një ndër emrat e kërkuar të ekranit.
Vetë Liberta ka ndarë më herët në “Instastory” disa foto të vjetra të 19 viteve më parë, ku shfaqej me disa kilogramë më pak.



