Këngëtarja Firolleta Raci e njohur si “Fifi” edhe pse ka folur disa herë për personin që i ka rrëmbyer zemrën dhe është bërë shkas për baladat e saj ndër vite, identitetin e tij nuk e ka zbuluar ende.


Në Instagram nuk kanë munguar nga fansat pyetjet për personin në fjalë, emri i të cilit fillon me shkronjën Xh, siç ka treguar dhe vetë këngëtarja.


“Kur do martohesh se plasëm duke parë story mos hedhësh ndonjë foto me ndonjë djalë”, e pyet një prej ndjekësve. Ndërsa këngëtarja iu përgjigj: “ Me u martu s’e di, e as me nxjerr s’ma merr menja që e nxjerri se m’i bini msysh”.