E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën në Top Albania Radio ka qenë artistja e mirënjohur, Fifi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj, karriera dhe suksesi që ka arritur përgjatë viteve dhe gjithashtu ka treguar disa sekrete në lidhje me albumin e ri që do të sjellë dhe jo vetëm…
Njerëzit janë lodhur me muzikë bastarde, jo gjithkujt i rri një zhanër i caktuar. Kështu funksionon edhe në borë sepse secili artist qëndron tek vendi i tij. Taylor Swift, Beyonce, Billie Eilish, Dua Lipa e kanë zhanrin e tyre dhe qëndrojnë po aty nuk devijojnë rrugës ose të paktën e mbajnë për një vit atë gjë.
Artistja shtoi më pas se:
Ne një muaj bëjmë këngë popullore, muajin e dytë bëjmë këngë afro, muajin e tretë një ‘rock, R&B’ , të katërtin një baladë epike, në të pestin një baladë house. E kam bërë edhe unë këtë gabim, kam bërë edhe një reagim për këtë së fundmi, që kam eksperimentuar me vetëdije. Unë rri tek baladat mirë kryesisht dhe tek këngët me energji të fortë. Pastaj tek zhanret e tjera, unë jam duke notuar dhe duke lundruar, pra nuk jam në vijë të drejtë.