Stilisti i njohur, Niko Komani, ishte ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Live From Tirana”, për të komentuar dasmën më të përfolur të momentit, të Genar Topallit dhe Cindy Marinës.

I pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka se si iu duk look-u i ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, Komani tha se i ka pëlqyer shumë.
“M’u duk fiks mami ose vjehrra që mundohet, sepse shpeshherë keqkuptohet kur thuhet se prindërit duhet të jenë të veshur me ngjyra sa më minimale që të bie në sy nusja, por unë mendoj se jo. Unë mendoj se prindi nuk mund të veshë absolutisht të bardhë, por do veshë një ngjyrë gëzimi, një ngjyrë hareje, sepse në atë moment po feston. Dhe festa e saj mbase është dopio. Kështu që më pëlqeu shumë, m’u duk totalisht jashtë kornizave. Është një ndër paraqitjet e saj më elegante që kam parë ndonjëherë, të paktën nga Jozefina, nga paraqitjet e saj totale që na ka dhuruar gjithë këto vite”, tha stilisti Niko Komani.