Aktori i njohur, Amos Zaharia, ka dhënë një intervistë të fortë, emocionale dhe të vërtetë për “Grida Duma Podcast”.

Ai ka folur për herë të parë për të vërtetat e tij, ngjarje që janë po aq private sa edhe publike. Nga konflikti me Leka Zogun, tek marrëdhënia që e shtyu të largohej nga Shqipëria…

Pjesë nga intervista:

Si reagon kur një grua është agresive në ambient?

Unë kam patur një raport me një femër që kur e kam parë për herë të parë kam thënë me vete ‘Zoti personalisht është marrë me këtë njeri’. Sepse ishte aq e bukur saqë ti ishe si ajo mushkonja që shkon te drita, që tërhiqet dhe kur shkon te drita ikën për lesh.

Po

Unë isha fiks kjo mushkonja. E pashë, u dashurova me shikim të parë, thashë ‘kjo nuk është njeri, kjo është një engjëll’. E gjeta mënyrën se si të krijoja raport me të. U njohëm, u dashuruam. Dhe gradualisht, andej nga java e dytë ose e tretë, fillova të shikoja diçka sinister.

Diabolike po e them

Fillova të shikoja një identitet të dyfishtë, domethënë herë kjo vajzë ishte jashtëzakonisht e butë, e mirë, e dashur, mbështetëse, siç duhet të jetë. Nga ana tjetër, ishte përçmuese, fyese, arrogante. Nuk di se si ta shpjegoj. Po domethënë kishte një dualizëm të frikshëm. Ishte e bardhë nga njëra anë dhe e zezë nga krahu tjetër. Duke kaluar koha, ky njeri filloi të bëhej më shumë i zi se sa i bardhë. Fillova të shikoja dhe të përballesha me situata që nuk do e kisha imagjinuar veten kurrë, që do ta gjeja veten aty. Filloi të bëhej me të vërtetë agresive dhe fillonte t’i bënte edhe keq vetes së saj në sytë e mi. Dhe ishte një gjë që nuk e shikoje dot. Kur e gjen veten në atë rast, thua me vete ‘çfarë të bëj që të shpëtoj nga kjo situatë’. Personi nuk është më një opsion në jetën tënde, i vetmi opsion që ke është se si t’a nxjerrësh nga jeta jote. Fillova të kontaktoj me familjen e saj që të gjeja një mënyrë që t’a shkëpusja nga vetja. Ishte e pamundur që t’a shikoje në sy dhe t’i thoje ‘ka mbaruar’.

Nuk e pranonte, bëhej agresive

U desh që të ikja jashtë shtetit ca kohë, vetëm që ajo të shkëputej nga jeta ime. Nuk e di se si mund t’i përgjigjesh një agresivitetit femëror sepse me agresivitet mashkullor është e pamundur, nuk ke për të zgjidhur asgjë. Nuk e di.