Autoritetet lokale në një qytezë pranë Cuneos në Itali janë vënë në një situatë të sikletshme pas bërjes virale të pjesëve të një filmi për të rritur, që janë xhiruar në zonën historike dhe fetare të tij.
Filmi pornografik është publikuar në faqen Pornhub dhe banorët e qytezës Mondovi “e zbuluan” rastësisht se filmimet e tij me skenat e nxehta ishin realizuar në sheshin para kishës historike të qytezës.
Drejtuesit lokalë, sipas La Stampa-s nuk komentojnë me idenë për të mos i dhënë më shumë publicitet episodit në fjalë.
Mediat italiane thonë nga ana tjetër se në policinë lokale ka një denoncim nga ana e komunës së Mondovit, që të verifikoë autenticitetin e pamjeve dhe të shqyrtohet mundësia e ndjekjes penale.