Filmi “F1”, me protagonist Brad Pitt, është në rrugën e duhur për t’u bërë një sukses i madh veror, pasi fitoi më shumë se 144 milionë dollarë gjatë fundjavës së fundit të shfaqjes. Vlerësohet se drama sportive rreth Formula 1 fitoi më shumë se 55.6 milionë dollarë në fundjavën e parë të publikimit në Amerikën e Veriut dhe fitoi më shumë se 144 milionë dollarë në të gjithë botën.
Warner Bros, e cila u partnerizua me Apple për të publikuar “F1”, priste që filmi të “shitet mirë” jashtë SHBA-së. “Pitt ishte ‘përbërësi sekret në film’”-tha Jeffrey Goldstein, kreu i shpërndarjes për Warner Bros. Pas debutimit global të “F1”, kreu i Apple, Zack Van Amburg, foli për fundjavën e premierës së jashtëzakonshme të filmit.
“Debutimi i jashtëzakonshëm i filmit pasqyron si emocionin e Formula 1 ashtu edhe historinë thellësisht emocionale dhe argëtuese të krijuar nga i gjithë kasti dhe ekipi krijues. Përkushtimi dhe inovacioni i tyre kanë ushqyer një përvojë të paharrueshme kinematografike”-tha ai. Në filmin “F1”, Pitt luan rolin e Sonny Hayes, një pilot i dështuar i Formula 1, i cili rekrutohet nga miku i tij i hershëm dhe ish-shoku i skuadrës Ruben Cervantes (Javier Bardem) dhe ai bashkohet me ekipin e Formula 1 APXGP, i cili po lufton për mbijetesë, ku përplaset me pilotin arrogant Joshua Pearce (Damson Idris) ndërsa përpiqet ta udhëheqë ekipin drejt fitores për herë të parë.



