Filmi francez “Alpha” me regji nga Julia Ducournau, shkaktoi reagime të ndara midis shikuesve në Festivalin e Filmit në Kanë të këtij viti. Publiku e shpërbleu filmin me një duartrokitje në këmbë për 12 minuta në fund të shfaqjes. Gjatë një shfaqjeje të filmit “Alpha” në Palais, një pjesë e audiencës në galeri bërtiti që filmi të ndërpritej, duke shkaktuar kaos të përkohshëm.
Megjithatë, shfaqja e filmit vazhdoi dhe brohoritjet u shuan pas disa minutash. Pasi filmi përfundoi, Ducornau falënderoi të gjithë ata që mbështetën punën e saj, duke theksuar se i gjithë ekipi dha gjithçka nga vetja për të krijuar këtë arritje. “Alpha” ndjek jetën e një vajze 13-vjeçare, Alpha, e cila jeton me nënën e saj beqare.
Jeta e tyre ndryshon plotësisht kur Alpha kthehet nga shkolla me një tatuazh në krah. Ngjarja zhvillohet në periudhën e viteve 1980 dhe 1990 gjatë epidemisë së AIDS-it dhe filmi eksploron temat e marrëdhënieve familjare, identitetit dhe rebelimit.
Kasti përbëhet nga Golshifleh Farahani, Tahar Rahim, Emma Mackey, Finnegan Oldfield dhe Louais El Amrousy. Edhe pse filmat e Julie Ducournau shpesh marrin vlerësime nga kritika, filmi “Alpha” është pritur me reagime të përziera. Disa vlerësuan performancat e aktorëve kryesorë, të tjerë theksuan se filmi është sipërfaqësor krahasuar me veprat e mëparshme të regjisores.



